Loading…

Ministri Aliu tregon se kur do të sanohet pjesa e shembur e autostradës në Mazgit

  • 24/12/2021 | 11:35

Ministri Aliu tregon se kur do të sanohet pjesa e shembur e autostradës në Mazgit

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë sot në seancën e Kuvendit se çështja e rregullimit të rrugës në fshatin Mazgit është në procedurë të prokurimit.


Ai tha se janë detyruar që të bëjnë një analizë gjero-mekanike të shtresave tokësorë të kësaj rruge, për shkak se e njëjta është shembur.

“Çështja e rregullimit të rrugës në fshatin Mazgit është në procedurë të prokurimit. Paraprakisht kemi qenë të detyruar që të bëhet analiza gjeo-mekanike e  shtresave tokësore dhe në bazë të rezultateve të këtyre analizave mund të hartohet projekti i hollësishëm për sanimin në këtë segment. Pra, bëhet fjalë për projekte që kam qenë pjesë e projektit të autostradës”, ka thënë ministri.

Aliu konfirmoi se procedura aktualisht është në fazën e ankimimit dhe se ministria do të respektojë të gjitha procedurat.

“Çështja e rrënimit të asaj pjese ka kërkuar trajtim bukur të hollësishëm me e ditë edhe shakatarin dhe arsyet se pse ka ndodhur dhe masat konkrete e që nënkupton duhet bërë shqyrtim të duhur laboratorik për këtë punë. Deri më tani është bërë përzgjedhja e operatorit ekonomik punëkryrës nga ana e Ministrisë së Mjedisit. Ministria si autoritet është e detyruar që të respektojë të gjitha procedurat”, deklaroi ai.

“Varësisht prej motit dhe të reshurave atmosferike të sanohet kjo pjesë e rrugës. Kemi pasur ankesë në procedurën e prokurimit dhe për këtë kemi pasur vonesë në sanimin e kësaj rruge”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë