Loading…

Ministri Bajrami interpelancë për gjendjen e arsimit

  • 19/01/2017 | 09:42

Ministri Bajrami interpelancë për gjendjen e arsimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot do të mbajë seancën e parë plenare për sesionin pranveror, në të cilën do të zhvillohet një interpelancë, një debat parlamentar dhe do të shqyrtohen disa projektligje.

Në seancën e sotme, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të përgjigjet para deputetëve lidhur me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë, në interpelancën e thirrur nga deputeti Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues.

Në vijim, Kuvendi do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për automjete, si dhe atë për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive. Për herë të dytë, ndërkaq, shqyrtohet Projektligji për Akademinë e Drejtësisë, transmeton gazetametro.net.

Pas projektligjeve, Kuvendi do të zhvillojë debat parlamentar lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga nëntë deputetë të tjerë.

Në fund, do të formohet Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë