Loading…

Ministri britanik i Mbrojtjes tregon se nga kush i erdhi kërkesa për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

  • 01/10/2023 | 19:48

Ministri britanik i Mbrojtjes tregon se nga kush i erdhi kërkesa për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

200 ushtarë shtesë do të dërgohen nga ana e Britanisë së Madhe në Kosovë, për këtë ka folur edhe sekretari britanik i Mbrojtjes Grant Shapps.


Kjo për shkak të sulmit terrorist që ndodhi të dielën e kaluar në Banjskë të Zveçanit, e ku mbeti i vrarë polici i Kosovës Afrim Bunjaku.

Lidhur me dislokimin e trupave britanike ka folur sekretari i Mbrojtjes Grant Shapps.

Ai tha se kërkesa për trupa shtesë në Kosovë erdhi nga komandanti suprem i NATO-s.

“Unë kam autorizuar vendosjen e një force rezervë strategjike të Mbretërisë së Bashkuar me madhësi batalioni në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë,” tha Shapps shkruan Mirror.

Shapps tha se këto trupa do t’i bashkohen edhe 400 ushtarëve që gjendet në Kosovë.

Shefi politik i ushtrisë britanike theksoi se ushtarët do të ulin tensionet dhe do të ofrojnë siguri për të gjithë.

“Ato do t’i shtojnë vlerë të jashtëzakonshme misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, duke ndihmuar në qetësimin e tensioneve në rritje në rajon dhe duke i mbajtur të gjithë të sigurt”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë