Loading…

Ministri Bytyqi: Të rinjtë tanë po e pastrojnë Kosovën |FOTO

  • 15/09/2018 | 13:17

Ministri Bytyqi: Të rinjtë tanë po e pastrojnë Kosovën |FOTO

Ministri Bytyqi vizitë në shkollat e Prishtinës, të rinjtë tanë po e pastrojnë Kosovën.


Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës Shyqri Bytyqi, ka vizituar sot shkollën ‘Faik Konica’ në kryeqytet me rastin e aksionit për pastrimin e Kosovës.

Me këtë rast Bytyqi tha se kerkesa e tij për të rinjtë kosovar është qe ta mbajnë paster vendin e tyre.

Vizitova sot shkollën “Faik Konica” në kryeqytet, ku nxënësit bashkë me mësimdhënësit e tyre po bënin pastrimin e ambientit përreth shkollës, si pjesë e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Ne kemi kërkuar nga të gjitha shkollat e Kosovës që të jenë pjesë e këtij aksioni të rëndësishëm për pastrimin e Kosovës dhe MAShT do të jetë në kontakt edhe me drejtoritë komunale të arsimit dhe do të kërkojë që gjatë kësaj periudhe, por edhe më vonë, përveç mbajtjes pastër të ambientit nëpër shkolla, mësimdhënësit të diskutojnë më shumë me nxënësit për ruajtjen e ambientit dhe rëndësinë e mbajtjes pastër të ambinetit, në mënyrë që të ngritet vetëdijësimi te të rinjtë tanë.

Besoj se të rinjtë tanë jo vetëm që do të jenë ruajtës të ambientit, por do të jenë edhe edukatorë për të tjerët për rëndësinë e mbajtjes pastër të ambientit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë