Loading…

Ministri Cassis sot në Prishtinë, në fokus marrëdhëniet Kosovë -Zvicër dhe dialogu me Serbinë

  • 05/11/2026 | 09:47

Ministri Cassis sot në Prishtinë, në fokus marrëdhëniet Kosovë -Zvicër dhe dialogu me Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis do të qëndrojë sot në Kosovë në kuadër të një vizite zyrtare në tri shtete të Ballkanit Perëndimor, e cila po zhvillohet nga 4 deri më 6 nëntor.


Sipas Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, vizita synon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, mbështetjen e integrimit evropian dhe promovimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Cassis pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.

Në fokus të diskutimeve do të jetë marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e arritur në kuadër të Asociacionit Evropian të Tregtisë së Lirë (EFTA), e cila tashmë ka hyrë në fuqi.

Një tjetër çështje me rëndësi pritet të jetë mbështetja e Zvicrës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Agjenda e ministrit zviceran përfshin edhe një vizitë në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR-it, ku Zvicra kontribuon që nga viti 1999 përmes kontingjentit të saj SWISSCOY.

Cassis, i cili aktualisht kryeson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), do të vizitojë gjithashtu misionet e kësaj organizate në Kosovë për t’u njohur nga afër me aktivitetet dhe sfidat e tyre në terren.

Autoritetet zvicerane kanë theksuar se vizita riafirmon lidhjet e ngushta ndërmjet Zvicrës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë forcuar ndër vite edhe falë diasporës së madhe nga ky rajon që jeton në Zvicër.

Në takimet e parapara pritet të theksohet rëndësia e dialogut, trajtimit të së kaluarës dhe garantimit të të drejtave dhe mbrojtjes së të gjitha komuniteteve në rajon.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë