Loading…

Ministri Çeku ka ca fjalë për vdekjen e fotografit të njohur kosovar, Meddy Huduti

  • 06/10/2021 | 13:18

Ministri Çeku ka ca fjalë për vdekjen e fotografit të njohur kosovar, Meddy Huduti

Ka vdekur fotografi i njohur, Ahmed Huduti. Lajmi është bërë i ditur mbrëmë nga familjarë të artistit.


Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku sot ka ngushëlluar familjen Huduti, si dhe tërë komunitetin artistik për vdekjen e fotografit.

Çeku ka theksuar se Ahmed (Meddy) Huduti do të rrojë përherë në fotografitë që i ka realizuar.

“Në moshë shumë të re, në kulmin e energjisë krijuese. Fotograf që ka dokumentuar parreshtur jetën kulturore në Kosovë. Artist i talentuar dhe ikonë e gjeneratës së re, por edhe personalitet modest, njeri shpirtbardhë. Ngushëllime familjes dhe miqve, gjithë komunitetit artistik. Ahmed (Meddy) Huduti do të rrojë përherë në fotografitë që na i bëri, ndër më të mirat që kemi.”, ka shkruar ministri në facebook.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë