Loading…

Ministri Çeku zbulon detajet: Tregon momentet e fundit të regjisores Burbuqe Berisha

  • 27/10/2021 | 15:24

Ministri Çeku zbulon detajet: Tregon momentet e fundit të regjisores Burbuqe Berisha

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë të ditur lajmin e ndarjes nga jeta të regjisores Burbuqe Berisha, e cila u raportua se vdiq në ambientin e Ministrisë së Kulturës, shkruan Gazeta Metro.


Çeku tregoi detajet e fundit nga jeta e regjisores, ku tregoi edhe arsyen e ardhjes së saj në Ministri.

Lajm i trishtë. Burbuqe Berisha iku para kohe. La pas një krijimtari të pasur filmike e teatrore. Ishte personalitet i veçantë i kulturës. Frymën e fundit e dha në Ministrinë e Kulturës. Kishte ardhur për punët përgatitore të koncertit të Operas, po e bënte regjinë e koncertit.

Ngushëllime familjes, komunitetit artistik dhe gjithë shoqërisë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Buqes.”, shkroi ai.

 

Ndryshe, sipas informatave nga burime të afërta me redaksinë, pretendohet se Berisha pësoi infarkt dhe ra e pajetë në ambietet brenda ministrisë./gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë