Loading…

Ministri Gashi i bindur: 140 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, madhështor

  • 24/04/2018 | 14:55

Ministri Gashi i bindur: 140 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, madhështor

Sot, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, është mbajtur takimi i Komisionit Qeveritar për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.


Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të institucioneve të kulturës të Republikës së Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, transmeton gazetametro.net.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se nga institucionet relevante të Republikës së Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë po punohet jashtëzakonisht shumë në mënyrë që organizimi për shënimin të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit të jetë sa më madhështor dhe të shënohet në mënyrën sa më të mirë të mundshme.

Pjesëmarrësit e këtij takimi, diskutuan gjatë rreth agjendës për ditën e 10 qershorit për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë