Loading…

Ministri Gashi në SHBA, merr mbështetje për ndërtimin e një qendre multi-funksionale rinore

  • 04/05/2018 | 17:45

Ministri Gashi në SHBA, merr mbështetje për ndërtimin e një qendre multi-funksionale rinore

Vizita disa ditore e ministrit Kujtim Gashi, ka rezultuar me mbështetjen që atje është marrë për ndërtimin e një qendre multi-funksionale rinore.


Vizita e realizuar në Shtetet e Bashkuar të Amerikës e ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka përfunduar me takime të shumta të cilat janë realizuar me drejtuesit e lartë të YMCA-së në SHBA.

Në një njoftim për media thuhet kjo vizitë disa ditore, ishte një mundësi e mirë për të marrë mbështetje për realizimin e përpjekjeve të MKRS-së që në zbatim të Strategjisë për Rininë të avancojë pozitën e të rinjve të Republikës së Kosovës.

Ministri Kujtim Gashi, në kuadër të vizitave që ka realizuar, është takuar edhe me Jerry Huncosky drejtor i Frost Valley YMCA me ç’rast i është garantuar mbështetje e fuqishme për ndërtimin e një qendre multi-funksionale rinore në Republikën e Kosovës.

Qendra multi-funksionale edukativo-rinore e cila do të ndërtohet në fshatin Pjetërshan të Gjakovës do të jetë në funksion të edukimit jo-formal dhe promovimit të vlerave të larta pro amerikane dhe evropiane për të rinjtë e vendit tonë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe unë si ministër nuk do ndalemi së angazhuari që në përputhje me strategjinë tonë për rini të zhvillojmë politika progresive të cilat do të ndikojnë dukshëm në nxitjen e rinisë së vendit tonë në aktivitete dhe programe edukative dhe sociale”, ka thënë ministri.

Ndërtimi i objektit të YMCA-së në vendin tonë e cila do fillon së ndërtuari gjatë këtij viti në partneritet mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe organizatës GWY në Kosovë e cila është anëtare me të drejta të plota në Federatën Evropiane te YMCA dhe drejtohet nga Dorina Lluka-Davies, do t’i hap perspektivë mijëra të rinjve për pjesëmarrje direkte në aktivitete të shumta rinore dhe edukative të cilat po i zhvillon kjo organizatë.

Ministri Gashi ka falënderuar drejtuesit e GWY per Kosove për kontributin e dhënë gjatë kësaj kohe si dhe përpjekjet e tyre për ndërtimin e kësaj qendre, duke theksuar se ka qene synim i tij që Kosova të behet me një qendër të tillë e cila gjatë tërë vitit do t’i përfshijë të rinjtë në aktivitete dhe organizime te vazhdueshme rinore.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë