Loading…

Ministri gjerman Altmaier: Serbinë e shohim si mike, në ‘pozitë të mirë për anëtarësim’ në BE

  • 22/10/2019 | 22:10

Ministri gjerman Altmaier: Serbinë e shohim si mike, në ‘pozitë të mirë për anëtarësim’ në BE

Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Peter Altmaier, nuk u përgjigj drejtpërdrejt në pyetjen e gazetarëve se a do të jetë Kosova kusht për anëtarësim të Serbisë në BE, por theksoi se Serbia ‘është e pozicionuar mirë’. Altmaier gjendet në Beograd në udhëheqje të një delegacioni qeveritar dhe ndërrmarrësish gjermanë ku takoi zyrtarët më të lartë serbë, tema më nxehtë në Beograd ishte edhe investimi i ndërtimit të fabrikës së Volkswagen, në vlerë prej 1.4 miliardë eurosh, transmeton Gazeta Metro.


“Ka edhe disa probleme më të rënda të cilat duhet zgjedhur, përfshi edhe Kosovën, por është me rëndësi që të mos vendoset paraprakisht, por të bisedohet për këtë”, tha Altmaier në konferencën e përbashkët për gazetarë me presidentin Vucic.

Altmaier konstatoi se Mali i Zi ka përparuar më shumë rrugës për në BE, pasi që, e kujtoi ai, se nisi edhe më parë, por shpreson se Serbia të kompensoj këtë.

“Ne duam që në cilin do rast gjatë kryesimit të tonë të BE’së të kontribuojmë. E shohim Serbinë si miken tonë,  dhe do të ju mbështesim edhe më. Kështu ishte edhe kur bëhej fjalë për liberalizimin e vizave, kështu është kur bëhet fjalë sa i përket procesit të negociatave e me këtë gjeneratat e reja të fitojnë optimizëm kur bëhet fjalë për të ardhmen” tha Altmaier.

Vucic këtu u lidh me lajka drejt ministrit gjerman duke komentuar se ai zakonisht jep përgjigje konkrete e shtoi: “Altamaier tregoi se si politikanë të mençur përgjigjen”.

Ai foli edhe për vendimin e BE’së që të mos fillojë negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Altamaier tha se ky vendim “nuk ishte votë kundër Ballkanit Perëndimor, e as shprehje e mosbesimit për rajonin apo Serbinë”.

“Sikur vendimi i Këshillit Europian të arrihej me votën shumicë, vendimi do të ishte për zgjerim dhe hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por, vendimi duhet të jetë unanim dhe për fat të keq, nuk ndodhi” tha Altamaier.

Alatmaier shtoi se para pesë apo gjashtë vitesh kishte disa debate kontroverse rreth asaj se sa duhet që Ballkani Perëndimor duhet të jetë i integruar në BE, por, ka një qëndrim pozitiv rreth kësaj çështje.

Gjermania është partneri kryesor tregëtar i Serbisë, ku gjendet e para në listë edhe të eksportit dhe importit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë