Loading…

Ministri gjerman PD’së: Keni frikë nga reforma

  • 17/04/2017 | 19:48

Ministri gjerman PD’së: Keni frikë nga reforma

Askush më parë nga ndërkombëtarët, nuk kishte zgjedhur gjuhë më të drejtpërdrejtë për përgjegjesitë e krizës dhe axhenden e e fshehtë të saj sesa ministri i Jashtëm gjerman.


“Tani për fat të keq dhe pa kuptuar mirë po shohim që reforma në drejtësi po pengohet. Askush në Europë nuk po e kupton siç duhet. Parlamentarët bojkotojnë parlamentin, në vendin tim kjo është absurde. Në vend të kësaj, ata mblidhen në çadër duke realizuar një opozitë kundrejt Parlamentit. Ne s’mundemi dhe s’duam ta pranojmë”, tha Gabriel.

Ministri Gabriel zbulon edhe letrën që partitë në koalicionin qeverisës CDU-CSU I kanë dërguar opozitës shqiptare, për të hequr çdo dilemë të opinionit se mesazhi i tij kishte në fakt firmën e Angela Merkel.

“Pati një letër të partnerëve të koalicionit qeveritar, unë vetë jam social demokrat, edhe të partnerëve tanë nga CDU-CSU, kanë shkruar 1 letër drejtuar opozitës së këtushme sikurse edhe një pjesë e madhe e PPE-ve. Kanë apeluar për të mos bllokuar reformën në drejtësi. Një politikë që përpiqettë pengojë këtë, largohet nga Europa”, shtoi kryediplomati gjerman.

Dhe këtu Gabriel lëshoi bombën e fundit për çadrën e opozitës.

“Ndaj këshilla ime është të gjenden rrugët për ta lënë bojkotin dhe të futen në zgjedhje. Askush nuk e kupton përsë para zgjedhjeve, kërkohet qeveri teknike. Sabotimi i shtetit ligjor, për ne nuk është në interesin e shqiptarëve”, u shpreh ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë