Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë demarkacionin. Ai ka shtuar se meqë Bashkimi Evropian e ka paraqitur demarkacionin si kriter për liberalizimin e vizave, atëherë duhet të pyetet se pse po e bllokojnë deputetët një marrëveshje që shkon në të mirë të qytetarëve.
‘Nëse kjo është një çështje kaq e rëndësishmë për Kosovën, pse përfaqësuesit e popullit po e bllokojne këtë marrëveshje. Problem parimor mbeten përfaqësuesit e popullit që po e bllokojnë këtë marrëveshje, që do të shkonte në dëm të qytetarëve të Kosovës’, ka thënë ministri gjerman, raporton gazetametro.net.
Ndërkohë, edhe kryeministri Mustafa e ka komentuar mosvotimin e opozitës për demarkacionin. Ai e ka quajtur si kauzë politike.
‘Kufi tjetër nuk ka mes Kosovës dhe Malit të Zi përveç asaj që e kanë nxjerrë komisionet shtetërore. Konsiderojmë se kjo është kauzë politike e opozitës dhe asgjë tjetër’, ka thënë Mustafa. /gazetametro.net