Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, do të vizitojë Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë për t’u informuar me gjendjen në këto vende.
Kryediplomati gjerman në Serbi dhe Kosovë do të informohet me gjendjen dhe shkaqet që kanë shkaktuar tendosjet e fundit mes këtyre dy vendeve.
Serbia edhe nëntë vjet pas shpalljes së pavarësisë e konsideron Kosovën pjesë të saj dhe pohon se nuk do të njohë kurrë pavarësinë e shpallur në vitin 2008, shkruan DW.
Ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian ka dhënë rezultate në dialog, por shumë marrëveshje nuk janë realizuar deri në fund. Në Kosovë edhe më tej ka rreth 550 ushtarë gjermanë, të cilët në kuadër të KFOR-it, kujdesen për paqën dhe stabilitetin e saj.