Ministri i Financave Avdullah Hoti ka reaguar ndaj sulmeve të shpeshta që po ndodhin kohëve të fundit ndaj zyrtarëve doganorë nga kontrabandistët, siç ishte edhe rasti i fundit më datë 6 shkurt 2017 që ndodhi në Vushtrri ku u sulmua ekipi i doganierëve të Drejtorisë së Zbatimit të Ligjit, që po ndiqte një rast të aktivitetit kontrabandues me derivate nga Serbia përmes Mitrovicës veriore.
Në këtë rast janë lënduar doganierët.
Ky sulm tregon për rreziqet me të cilat ballafaqohen çdo ditë doganierët tanë, transmeton gazetametro.net.
Hoti ka shprehur shqetësimin dhe ka dënuar ashpër këto raste, gjithashtu ai ka shprehur angazhimin e tij që në bashkëpunim me të gjitha institucionet kompetente do të angazhohet që doganierët të jenë të mbrojtur dhe të respektuar në punën e tyre dhe sulmuesit të dalin para organeve të drejtësisë dhe të marrin dënimin sipas ligjit. /gazetametro.net.