Loading…

Ministri i Arsimit: Ka gjasa që klasat 1 deri në 5 të shkojnë nëpër shkolla

  • 05/08/2020 | 23:10

Ministri i Arsimit: Ka gjasa që klasat 1 deri në 5 të shkojnë nëpër shkolla

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se cikli i ulët në shkolla mund të kthehet nëpër shkolla.

“Ekziston një mundësi që klasat 1 deri në 5 të kthehen nëpër shkolla”, ka thënë ai.

“Po shikojmë mundësinë që kjo të ndodhë. Jemi në konsultime të rregullta me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë për këtë. ajo kategori e nxënësve është e provuar që preket më së paku nga virusi. Kjo duhet të bëhet edhe në konsultim me komunat normalisht. Do të jetë e vështirë”, thotë ai.

Likaj thotë se nëse mbahet mësimi në formë online, atëherë njëri prind do të lirohet nga puna.

“Njëri prind do të lirohet nëse mësimi mbahet online”, ka thënë ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë