Loading…

Ministri i Drejtësisë nderon dëshmorët e Luginës së Preshevës: Ranë në mbrojtje të kauzës së drejtë për liri

  • 06/06/2020 | 15:03

Ministri i Drejtësisë nderon dëshmorët e Luginës së Preshevës: Ranë në mbrojtje të kauzës së drejtë për liri

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka bërë homazhe pranë varreve të luftëtarëve të rënë gjatë luftës në Luginë të Preshevës.

Selimi në një postim në profilin e tij në Facebook, ka theksuar, se heronjtë e Luginës ranë në mbrojtje të kauzës së drejtë për liri e dinjitet kombëtar.

Ai ka çmuar veprën e tyre, duke thënë se ata mbeten përjetë sinonim i trimërisë dhe frymëzim i brezave për atdhedashuri.

“Në kujtim të luftëtarëve të rënë gjatë luftës në Luginën e Preshevës, që i dolën në mbrojtje Atdheut dhe të drejtës për liri e dinjitet kombëtar, sot kam bërë homazhe pranë varreve të heronjve Nijazi Azemi – Komandant “Mjekrra”, Shaban e Sami Ukshini, si dhe Fatmir Ibishi, dëshmor i parë i kauzës sonë të drejtë. Ata mbeten përjetë sinonim i trimërisë, guximit dhe frymëzim i brezave për atdhedashuri”, ka shkruar ai.

“Përulem me nderimet më të larta, para veprës së tyre kulmore, në shërbim të kombit”, ka shkruar në fund Selimi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë