Loading…
Ministri i Labit përfundon në Gjykatë: Po akuzohet për këtë vepër
  • 14/08/2019 | 11:03

Ministri i Labit përfundon në Gjykatë: Po akuzohet për këtë vepër

Ministri i Punëve të Brendshme nga radhët e AKR’së, Ekrem Mustafa, sot është paraqitur para Gjykatës për rrezikim të trafikut publik dhe rrezikim të jetëve të qytetarëve, shkruan Gazeta Metro.


Mustafa gjatë viti 2014 kishte shkaktuar një aksident në fshatin Prelez të Ferizajt kur me veturën e tij Toyota kishte aksidentuar një automjet të ndihmës së shpejtë.

Aksidenti i rëndë që kishte ndodhur atë kohë, tre persona ishin lënduar dy prej tyre kishin marrë lëndime të rënda trupore.

Në këtë rast fillimisht prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj të dëmtuarit, Nazim Trena si shkaktar i këtij aksidenti, por më pas një superekspertizë kishte vërtetuar se fajtor për këtë aksident ishte Ekrem Mustafa.

Pas leximit të aktakuzës Mustafa është deklaruar se ndihet i pafajshëm.

“Sipas ekspertizës dhe raportit fillestar që ishte dhënë në fillim, pasi që unë në këtë rast kam qenë i dëmtuar, andaj për akuzën sot nuk e pranoj fajësinë”, ka deklaruar Mustafa.

Kujtojmë se ministri Mustafa u bë i njohur pas emërimit në Qeverinë Haradinaj nga këngëtari i njohur Labinot Tahiri, madje e kishte vlerësuar si sukses të tij dhe të Ferizajit pasi po bëhet me ministër edhe ky vend./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë