Loading…

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës me dy shtetësi: Posedon këto dy pasaporta

  • Nga

  • LEUTRIM HAZIRAJ

  • 20/04/2021 | 18:11

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës me dy shtetësi: Posedon këto dy pasaporta

Njëri nga anëtarët e ekzekutivit të Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti, konkretisht ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, posedon dy shtetësi, atë të Kosovës dhe Norvegjisë, shkruan Gazeta Metro.


Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është pak i njohur për opinionin publik dhe emërimi i tij në këtë Ministri ishte mjaft befasues për shumicën e qytetarëve.

Mehaj ka lindur në vitin 1981 në Kosovë ndërsa ka jetuar dhe vepruar në Oslo të Norvegjisë.

Por sa shtetësi posedon ministri Mehaj?

Gazeta Metro ka dërguar pyetje në Ministrinë e Mbrojtjes, derisa edhe kanë konfirmuar se ai posedon dy shtetësi.

Lajmin për Metron e ka konfirmuar Ibrahim Shala, zëdhënës për media në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, posedon dy shtetësi: Të Kosovës dhe të Norvegjisë”, kanë thënë shkurt Ibrahim Shala nga Ministria e Mbrojtjes për Metron.

Ndryshe Mehaj i është bashkuar Forcave të Armatosura të Norvegjisë në vitin 1999, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.

Norvegjia është njëri nga shtetet europiane që lejon qytetarët të kenë dy shtetësi. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë