Loading…

Ministri i Qeverisë Hoti e pranon se ka “mosmarrëveshje të vogla” brenda koalicionit

  • 18/10/2020 | 22:37

Ministri i Qeverisë Hoti e pranon se ka “mosmarrëveshje të vogla” brenda koalicionit

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pranuar se ka mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit, shkruan Gazeta Metro.


Por sipas tij këto mosmarrëveshja janë të vogla. Kështu të pakten tha ai sonte në një intervistë për Gazetën Online Reporteri.

“Çdo qeveri ka ngapak edhe mosmarrëveshje, por në këtë qeveri janë të vogla. Kur nuk mund të rregullohen çështjet e vogla, ato bëhen të mëdha, por besoj që kryeministri e ka vullnetin me i rregullu me partnerët raportet dhe është duke i rregulluar ato raporte”, ka deklaruar Kuçi në një intervistë për Reporterin.

Madje ai këto probleme i ka quajtur “tejet minore”.

“Nuk po pres që me thënë nuk ka problem, por për mua problemet janë tejet minore, kurse në kuptimin e votave është diçka tjetër”, ka thënë Kuçi.

Kujtojmë se qeveria aktuale disa herë është cilësuar në opinion si jostabile./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë