Ministri i ri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi mori dje detyrën e re në krye të këtij dikasteri nga sekretari i kësaj ministrie pasi siç bëri ish kryeministri Kurti ashtu bënë dhe ministrat e tij, munguan në dorëzimin e detyrës.
Ministri Krasniqi u prit nga ushtruesi i detyrës së sekretarit të MTI-së, Irfan Lipovica dhe stafi i ministrisë.
Krasniqi theksoi se Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë e presin shumë sfida në rimëkëmbjen e ekonomisë nga pandemia COVID-19, që sipas tij, me bashkëpunim dhe punë do të arrihen.
Ai gjithashtu u zotua se do të fokusohet shumë në ndihmën ndaj prodhuesve vendor, duke punuar në fuqizimin e tyre.