Loading…

Ministri Ismaili ka një lajm për ata që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit

  • 12/04/2018 | 10:56

Ministri Ismaili ka një lajm për ata që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka njoftuar se ministria që ai udhëheq ka krijuar sistemin online të aplikimit të qytetarëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit.


Ai shkruan në Facebook:

Qytetarët tanë nuk do të kenë nevojë më që të vijnë çdo ditë në Ministrinë e Shëndetësisë për të kontrolluar statusin e tyre për trajtim jashtë vendit. Tani ata mund ta bëjnë këtë online përmes sistemit që kemi lansuar javën e kaluar, bazuar në transparencë e jo njoftësi.

Të gjithë pa dallim do të trajtohen njësoj që nga pranimi i dokumenteve e deri te dërgimi për trajtim, duke eliminuar çdo parregullsi të mundshme.

Kjo i jep fund maltretimit dhe shpenzimeve të tyre në kërkim të një informate. E tëra që duhet të bëjnë ata është ta japin numrin e letërnjoftimit në sistem dhe ai do t’iu tregojë për statusin e rastit të tyre.

Në këtë vegëz klikoni në anën e djathtë mbi “Statusi i Trajtimit”, shkruani numrin e letërnjoftimit dhe njoftohuni për rastin tua: https://fssh.rks-gov.net/page.aspx?id=1%2C1

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë