Loading…

Ministri japonez thotë se Blinken e ka siguruar se ShBA’ja do ta mbrojë këtë shtet

  • 13/11/2021 | 09:00

Ministri japonez thotë se Blinken e ka siguruar se ShBA’ja do ta mbrojë këtë shtet

Ministri i ri i Jashtëm i Japonisë, Yoshimasa Hayashi, tha të shtunën se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e ka siguruar atë me një telefonatë se angazhimi i SHBA-së për të mbrojtur Japoninë, përfshirë edhe ishujt jugorë që kërkohen nga Kina.


Lidhjet e Japonisë me Kinën janë përkeqësuar nga një mosmarrëveshje për territorin, për një grup të ishujve të administruar nga Japonia në Detin e Kinës Lindore, të quajtur Senkaku në Japoni dhe Diaoyu në Kinë, si dhe nga kaluara e agresionit ushtarak të Japonisë.

“Sekretari Blinken deklaroi se angazhimi i SHBA-së për të mbrojtur Japoninë, përfshirë zbatimin e nenit 5 të Traktatit të Sigurisë Japoni-SHBA për ishujt Senkaku, ishte i palëkundur”, u tha Hayashi gazetarëve.

Neni 5 i traktatit thuhet se secila palë e ka pranuar se një sulm i armatosur në territoret nën administrimin e Japonisë do të ishte i rrezikshëm për paqen dhe sigurinë e saj, dhe se do të veprohet menjëherë për të përballuar rrezikun që konsiderohet i përbashkët.

Hayashi tha se ai dhe Blinken ndanjë pikëpamje të njëjtë se paqja dhe stabiliteti i ngushticës së Tajvanit ishte i rëndësishëm.

Tensionet ndërmjet dy vendeve janë rritur muajt e fundit, me Tajvanin që ankohet për një vit ose më shumë për misione të përsëritura nga forcat ajrore të Kinës pranë ishullit të vetëqeverisur që Pekini e pretendon si të tijin, shkruan Reuters.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë