Loading…

Ministri kosovar në panairin më të madh të Bujqësisë në botë

  • 26/02/2017 | 16:14

Ministri kosovar në panairin më të madh të Bujqësisë në botë

Në sesionin e 54’të të Sallonit të Bujqësisë, po merr pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.


Ky sallon është një prej panaireve më të mëdha të bujqësisë në botë, në të cilin prezantohen zhvillimet e bujqësisë në Francë, si dhe në vende të ndryshme të botës.

Gjatë kësaj vizite, e cila po bëhet me ftesë të homologut të tij francez, Stephane Le Foll,  ministri Krasniqi ka takuar ministrat pjesëmarrës nga shtete të ndryshme, si dhe zyrtarë e përfaqësues të institucioneve të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare franceze që kanë në fokus bujqësinë, transmeton lajmi.net

Gjatë këtyre takimeve, i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Paris, Qëndrim Gashi, ministri ka prezantuar edhe të arriturat në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në këtë sektor me vendet e ndryshme, pjesëmarrëse në këtë eveniment.

Ndryshe, Kosova dhe Franca kanë bashkëpunim të vazhdueshëm në bujqësi, me theks të veçantë në shkëmbimin e ekspertizave në verari, blegtori dhe nënsektorë të tjerë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë