Loading…

Ministri Krasniqi kërkon nga institucionet që të furnizohen me prodhime vendore

  • 11/09/2020 | 12:03

Ministri Krasniqi kërkon nga institucionet që të furnizohen me  prodhime vendore

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, nëpërmjet një ftese publike, ka kërkuar nga institucionet publike dhe shtetërore të vendit që t’i mbështesin prodhimet vendore.

Në ftesën publike, që ua ka dërguar institucioneve, ministri Krasniqi kërkon që në procedurat e tenderimit ta fusin si kriter prodhimin vendor.

“Konsideroj se institucionet publike të vendit duhet të kenë përgjegjësi morale dhe ligjore që gjatë furnizimeve me prodhime të ndryshme, të cilat prodhohen në vendin tonë, t’u jepet përparësi, me ndonjë kriter të veçantë, në suaza ligjore, gjatë procedurave të organizatave buxhetore”, thuhet në ftesën publike, që ministri ua ka dërguar institucioneve publike të vendit.

Këtë ftesë, ministri Krasniqi e ka bërë pas takimeve të shumta që i ka zhvilluar me përfaqësues të bizneseve, odave ekonomike dhe shoqatave të ndryshme të vendit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë