Loading…
Ministri Lekaj: Autostrada e Dukagjinit projekti ynë i përbashkët
  • 06/02/2019 | 17:04

Ministri Lekaj: Autostrada e Dukagjinit projekti ynë i përbashkët

Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj ka thënë se autostrada e Dukagjinit është projekti më i madh që po bëhet për lidhjen e Kosovës me korridoret evropiane dhe është projekti ynë i përbashkët, transmeton Gazeta Metro.


Lekaj këtë deklaratë e ka dhënë pasi që mori pjesë në dëgjimin publik me prizrenasit lidhur më autostradën e Dukagjinit që ka shënuar edhe fundin e serive të debateve publike lidhur me këtë projekt.

Ministri e tregoi rëndësinë e këtij projekti madhor dhe u premtoi se sugjerimet dhe propozimet e tyre do të merren parasysh dhe shqyrtohen me kujdes të madh.

Ai po ashtu tha se Prizreni si qytet historik do ta ketë gjithherë mbështetjen e institucioneve qendrore dhe ky projekt është dëshmia më e mirë për këtë. Pjesëmarrësit u informuan për projektin nga kompania projektuese dhanë konributin ne komplementimin e projektit që të jetë në shërbim dhe zhvillim të Kosovës.

Banorët u shprehën falënderues që për herë të parë u është dhënë mundësia të jenë pjesë e një projekti kaq të rëndësishëm. Autostrada e Dukagjinit është projekti më i madh që po bëhet për lidhjen e Kosovës me korridoret pan evropiane.

Kjo autostradë do të jetë e gjatë rreth 91 kilometra dhe fillon nga Istogu, kalon nëpër Pejë, Deçan, Junik, Gjakovë, Rahovec dhe përfundon në Prizren, ku lidhet me autostradën “Ibrahim Rugova”. Autostrada e Dukagjinit do të fillojë këtë vit dhe do të përfundojë për katër vite./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë