Loading…
Ministri Lluka: I vetmi shpëtim i Telekomit është privatizimi
  • 15/03/2019 | 22:38

Ministri Lluka: I vetmi shpëtim i Telekomit është privatizimi

Siç tashmë e dimë, gjendja e Telekomit të Kosovës nuk është aspak e kënaqshme, e këtë e deklaron edhe ministri Valdrin Lluka.


Sipas tij i vetmi shpëtim i Telekomit është privatizimi, dhe asnjë formë tjetër. Numri i punëtorëve, përgjegjësia që ka Telekomi, si dhe ndikimi i vazhdueshëm politik sipas Llukës e bëjnë të paevitueshëm edhe falimentimine kësaj ndërmarrjeje.

Lluka shton se privatizimi do ta hapte prespektivën jo vetëm për punëtorët e Telekomit, por edhe të përmirësonte kualitetin e shërbimeve si dhe numrin e tyre.

Lluka bën të ditur se duhet të bëhet privatizimi i një pjese të madhe të Telekomit, pasi në planet shtetërore është që Kosova të mbetet aksionare, diku prej 25% deri në 49%, pasi sipas Llukës këto aksione do të kenë më shumë vlerë sesa vlera totale e Telekomit momentalisht

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë