Loading…

Ministri Maqedonci: 221 pjesëtarë të FSK’së ndërprenë shërbimin gjatë vitit të kaluar

  • 12/02/2024 | 13:02

Ministri Maqedonci: 221 pjesëtarë të FSK’së ndërprenë shërbimin gjatë vitit të kaluar

Gjatë vitit 2023, një numër prej 129 ushtarësh të FSK-së janë larguar vullnetarisht. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka raportuar këtë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në total, gjatë këtij viti, 221 pjesëtarë të FSK-së kanë larguar, duke përfshirë personelin aktiv, rezervë dhe nënpunës civilë.


Vetëm gjatë vitit 2023, 129 ushtarë janë larguar vullnetarisht nga FSK-ja.

Shifrat i ka bërë të ditura ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Sipas tij, më shumë se gjysma prej tyre janë larguar për mundësi jashtë FSK-së, duke lëvizur nëpër institucionet tjera.

“Gjatë vitit 2023 janë larguar 221 pjesëtarë të FSK-së, duke përfshirë aktiv, rezervë dhe nënpunës civilë. Këtu hynë edhe pensionimi i rregullt 59 pjesëtarë, pensionim jo i rregullt 2, pas arritjes së moshës 14 pjesëtarë, ndërprerje vullnetare kanë pasur 129 pjesëtarë. Shkarkim nga shërbimi ka qenë 1″, ka thënë Maqedonci.

“Arsyet janë të ndryshme duke filluar nga mirëqenia nga aspekti i pagës, te mundësitë që iu ofrohen jashtë institucionit, ky nuk është trend vetëm te ne, është global. Të gjitha ushtritë po ballafaqohen me mbajtjen e personelit. Ne kemi edhe lëvizje në Policinë e Kosovës prej FSK-së. Jo gjithmonë për shkak të mirëqenies, shpesh edhe për shkak të mundësive që iu jep profesioni në struktura të tjera. E shoh shqetësuese, mirëpo theksoj se ka qenë vullnet i të gjithë ushtarëve që janë rekrutuar”, vijoi ai. /EO

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë