Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se do t’i mbulojnë qiratë dhe pagat e punëtorëve, shkruan Gazeta Metro.
Ai tha se Ministria e Financave ka vendosur që të mbulojë shpenzimet fikse të qirave dhe pagat e punëtoreve të atyre sektorëve që ndikohen pas masave të reja kundër Covid-19.
“Kemi bërë të pamundurën që shëndeti ekonomik të mos dëmtohet. Masat për të mbështutur bizneset që preken nga vendimi. Kemi taku përfaqësuesit e këtyre sektorëve, mbështetja nuk do mungojë. Masat konkrete do vijnë ditëve në vijim. Shpenzimet fikse, qiratë dhe pagat e punëtorëve. Si ministri do jetë që të ruhet shëndeti ekonomik dhe vendet e punës. Shumë shpejt do dalim me masat konkrete, do takojmë edhe përfaqësuesit e këtzre sektorevëe. Për cdo sector do ketë dizajnim më specifik”, tha Murati në një konferencë për media./gazetametro.net