Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka pasur fluks aplikimesh për shtesat e fëmijëve.
Murati në një postim në llogarinë e tij në Facebook tha se janë ekzekutuar pagesat për 86 mijë përfitues për muajin tetor.
– Advertisement –
“Pas zgjerimit të masës për shtesat e fëmijëve, kemi pasur një fluks enorm aplikimesh. Dhe sot më në fund, pas validimeve të nevojshme, është ekzekutuar pagesa e shtesave për fëmijë, për rreth 86 mijë përfitues, për muajin tetor”, njoftoi ai.