Loading…

Ministri Murati: Situata në kufi tani është më e mirë

  • 25/12/2016 | 20:33

Ministri Murati: Situata në kufi tani është më e mirë

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka thënë se situat në kufirin Serbi-Kosovë tani është më mirë, kjo në bazë të informacioneve që ka 


Murati ka thënë se dje pritjet në kufirin Serbi-Kosovë kanë qenë deri në tetë orë, ndërkaq sot pritje të gjata ka pasur në kufirin Kroaci-Serbi.

“Kam qenë në kontakt me institucionet e ndryshme të vendit. Dje kemi bërë presion tek pala serbe, që ata ta përshpejtojnë punën.  Gjendja më e rëndë ka qenë në Merdare ku bashkatdhetarët tanë kanë pritur deri në 8 orë. Është dashur të ndërhyrja e gjithë  mekanizmave. Në mbrëmje ka filluar të bie pritja”, ka treguar Murati për RTK’në.

“Situata tash është më e mirë. Informatat që i kam është se prej 1 orë deri në 30 minuta janë pritjet”, ka treguar ai.

Sipas tij, gjendja e rënduar në kufirin Serbi-Kroaci sot ka qenë për shkak të koncentrimit të madh të bashkatdhetarëve, por edhe shumë qytetarëve të Turqisë dhe Kroacisë, që kanë zgjedhur vendkalimet kufitare me Kroacinë, me ç ‘rast janë krijuar kolona të gjata të pritjes./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë