Loading…
Ministri palestinez porositë SHBA’të: Paratë e botës po të na jepni, nuk heqim dorë nga Jerusalemi
  • 10/06/2019 | 19:40

Ministri palestinez porositë SHBA’të: Paratë e botës po të na jepni, nuk heqim dorë nga Jerusalemi

Ministri i jashtëm i Palestinës, Riyad al-Maliki, ka thënë se komentet e ambasadorit amerikan në Izrael kanë për synim të ndihmojnë Izraelit të aneksojë Bregun Perëndimor, ai tha se “edhe po të na ofroni paratë e botës nuk heqim dorë nga Jerusalemi”, transmeton Gazeta Metro.


Të shtunën Ambasadori Amerikan në Izrael, Daniel Friedman ka thënë se ka rrethana që Izraeli mund të kishte të drejtë të mbante pjesë të Bregut Perëndimor sipas The New York Times.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar në prill se ka ndërmend të aneksojë vendbanimet e ndërtuara në tokat ku palestinezët shpresojnë se do të jenë pjesë e shtetit palestinez.

Ministri palestinez al-Maliki reagoi sot ndaj deklaratave të ambasadorit amerikan: “Duket se Friedman po e inkurajon Netanyahu ta marrë këtë vendim” tha ministri al-Maliki gjatë një vizite në Varshavë. Ai shtoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë e ta ndalojë një gjë të tillë.

Qeveria palestineze udhëheqë në Bregun Perëndimor ndërsa organizata Hamas mori me forcë pushtetin në Rripin e Gazas. Konflikti mes Fatah dhe Hamas ka shtyrë edhe zgjedhjet në shtetin e Palestinës që nuk janë mbajtur nga 2009’ta.

Shumica e shteteve të anëtare të OKB’së i shohin e vendbanimet e ndërtuara izraelite në Bregun Perëndimor, të okupuara gjatë luftës 6 ditore të 1967 si jolegale. Izraeli ka zgjeruar programin e ndërtimit të këtyre vendbanimeve të kolonëve hebrenj derisa procesi i paqes mes palëve ka ngecur.

Administrata e SHBA’ve e Presidentit Donald Trump ka pranuar Jerusalemin si kryeqytet më 2017 duke e bartur ambasadën në qytetin historik, lëvizje që nxiti reagime të ashpra. Po ashtu SHBA’ja ka ndërprerë fondet që ka kontribuar në lehtësimin e problemeve ekonomike në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Shtëpia e Bardhë në Washington ka punuar në një plan për paqen në lindjen e mesme, të cilin e presidenti Trump e “marrëveshja e shekullit” e për të cilën ka kohë që këshilltari i tij, Jared Kuschner, ka kohë që po punon. Ky plan pritet të shpaloset në një konferencë ndërkombëtare ekonomike për inkurajimin e ndihmave dhe investimeve në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazas, në Bahrain, në fund të muajit gusht.

Zyrtarë palestinez kanë shprehur dyshime dhe në muajin shkurt nuk morën pjesë në konferencën e paqes në Varshavë. Ministri i Jashtëm, Ryad al-Maliki, tha “nuk mund të i besojmë administratës së tashme të SHBA’ve pas asaj që i bënë palestinezëve.” Ai shtoi se çështjet ekonomike nuk janë brenga kryesore e palestinezëve dhe përqendrimi në to nuk do të sjellë paqe./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë