Loading…

Ministri prorus serb: Tërë Kosova është Serbi, këta janë kufijtë për të cilët s’ka kompromis

  • 27/06/2019 | 14:12

Ministri prorus serb: Tërë Kosova është Serbi, këta janë kufijtë për të cilët s’ka kompromis

Ministri serb, përgjegjës për zhvillim teknologjik dhe inovacion dhe Lider i partisë popullore të Serbisë Nenad Popovic ka thënë sot se “e tërë Kosova është Serbi: dhe se këta janë “kufij për të cilët nuk ka kompromis nëse duam të mbetemi popull vidovdanas i Lazarit”, transmeton Gazeta Metro.


Popovic ka thënë se për serbët “nuk ka vlerë më të lartë se liria kombëtare e shtetërore dhe ruajtja e fytyrës dhe e nderit” dhe ka shtuar se “nëse sot heqim dorë nga Kosova dhe në çfarëdo mënyrë tentojmë të tregtojmë me të, për shkak të premtimeve të rrejshme të të fuqishmëve të botës së sotme, do të humbim nderin, të heqim dorë nga vetja, ndërsa gjeneratës së ardhshme të serbëve nuk do t’u lëmë shembull as hapësirë që njëherë ta kthejnë Kosovën e okupuar”.

Popovic ka shtuar se është “e ndershme lufta për liri e pavarësi, e cila nuk është e thënë që gjithmonë të jetë e armatosur, por shpesh është edhe diplomatike, premtim për pushtimin dhe ruajtjen e lirisë e pavarësisë”.

Duhet theksuar se ministri Nenad Popovic nga opozita dhe analistët serbë vlerësohet si prorus./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë