Loading…

Ministri Sefaj para shkarkimit nga Haradinaj, në takim me Pacollin

  • 30/03/2018 | 10:14

Ministri Sefaj para shkarkimit nga Haradinaj, në takim me Pacollin

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, në këto momente është duke u takuar me shefin e tij të partisë, Behgjet Pacolli. Ai pritet të shkarkohet sot gjatë ditës bashkë me shefin e AKI’së, Driton Gashi.


Sefaj dhe Gashi po shihen fajtorët kryesorë për kidnapimin e gjashtë shtetasve turq dhe depërtimin e tyre në Turqi pa respektuar asnjë nga ligjet në vend.

Po besohet se urdhrin për këtë kidnapim e ka dhënë presidenti Hashim Thaçi, pasi askush tjetër nga liderët institucional nuk kanë qenë të njoftuar.

Megjithatë, Thaçi në një deklarim të tijin publik ka thënë se e dënon këtë deportim të gjashtë gylenistëve që po strehoheshin në Kosovë duke ikur nga pushteti diktatorial i Erdoganit.

Gazeta Metro që ka siguruar këto foto ku ministri Sefaj shihet duke shkuar në hotelin Swiss që ndodhet në qendër të Prishtinës, dhe të pronësi të Behgjet Pacollit. Metro gjithashtu ka mësuar se aty ka qenë duke e pritur Pacolli, për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm.

Pacolli ka thënë të mos ketë qenë në dijeni për këtë kidnapim, edhe pse të gjithë bashkëpunimin me shërbimin sekret turk për arrestimin dhe deportimin e gjashtë gylenistëve e ka kryer Ministria e Brendshme e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Intelegjencës. /gaztametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë