Loading…

Ministri Selimi është deklaruar për dorëheqjet nga grupi i pavarur i vettingut

  • 08/07/2020 | 15:46

Ministri Selimi është deklaruar për dorëheqjet nga grupi i pavarur i vettingut

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi është deklaruar lidhur me dorëheqjet e fundit që u bënë nga anëtarët e grupit të pavarur për procesin e vettingut.


Ai ka thënë madje se të premten do të mbajë konferencë për opinionin për të treguar detajet tjera rreth kësaj çështje.

”Bashkë me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, ditë më parë kemi zhvilluar takim me Grupin e Ekspertëve për dizajnimin e parimeve udhëheqëse dhe skenarëve të reformës së Vettingut, me qëllim që të informohemi për progresin e arritur dhe për të diskutuar hapat se si të vazhdojmë tutje. Pas këtij takimi, e kemi lënë të hapur mundësinë, që ky grup të jetë pjesë e një gjithëpërfshirjeje të të gjitha institucioneve që janë hisedarë të drejtësisë dhe partnerëve strategjikë të Kosovës. Pas dërgimit të propozim/vendimit për përbërjen gjithëpërfshirëse të Komisionit dhe termat e referencës, që do të propozojë sistemin e llogaridhënies duke përfshirë edhe Vettingun, dhe mundësinë që përbërja e mëparshme e ekspertëve të jenë pjesë e këtij grupi, ata kanë vendosur mos të dërgojnë komente, por të japin dorëheqje publike. Lidhur me këtë, të premtën do të mbajë konferencë për media, ku do t’i shpjegoj arsyet dhe propozimin e ri”.

Ndryshe, shtatë anëtarë të Grupit punues për procesin e vettingut janë dorëhequr nga ky grup për shkak të vendimit të ri të ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, i cili pritet të themelojë një grup të ri punues lidhur me hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në sistemin e drejtësisë, duke mos përjashtuar edhe procesin e vettingut.

Të dorëhequrit nga ky grup janë: Ariana Qosaj Mustafa, Arton Demhasaj, Arbëresha Loxha, Ehat Miftaraj, Fisnik Korenica, Kreshnik Gashi, Kujtim Kërveshi.

Dorëhiqen shtatë ekspertë nga Grupi Punues për procesin e vettingut

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë