Loading…

Ministri serb: Letra e Biden një sinjal se Serbinë e presin presione edhe tundime

  • 08/02/2021 | 10:31

Ministri serb: Letra e Biden një sinjal se Serbinë e presin presione edhe tundime

Kanë vazhduar komentimet rreth urimit të presidentit amerikan Biden drejtuar Vuçiq, ku krahas urimit të shtetësisë i përkujtohet nevoja e zgjidhjes së çështjes së Kosovës përmes njohjes së ndërsjellë, që politikanët serb e vlerësojnë si sinjal për presionin dhe tundimin që i pret në të ardhmen.


Ministri i jashtëm serb Nikola Selakovip ka deklaruar sot se urimi që presidenti amerikan Xhozef Biden dërgoi me rastin e Ditës së Shtetësisë ku fton për njohje të ndërsjellë mes Kosovës edhe Serbisë është “sinjal” i vitit , që si u paralajmërua vit i presionit dhe tundimit për Serbinë, shkruan “Beta”.

“Bisedimet me administratën e re amerikane nuk do të jenë aspak të lehta dhe të thjeshta. Ne kemi qëndrimin tonë, Amerika ka qëndrimin e vetë, por kjo nuk është shkak që të heqim dorë nga pozita jonë por edhe më tutje të bëjmë luftë të përkushtuar edhe të mençur” tha Selakoviç për TV Hepi.

Ai ka theksuar se në thelb urimi i Biden nuk e ka befasuar “por ndoshta e befason synimi i politikës së jashtme amerikane dhe administratës së re”, që ato të shprehen në urimin e festës shtetërore.

“Kjo tregon qëndrimin e ri amerikan të politikës së jashtme, por për ne më e rëndësishmja është se në aktet e organizatave ndërkombëtare dhe BE-së me të cilat udhëheqim bisedimet, gjëra të tilla nuk qëndrojnë si kushtëzime , por edhe po të ishin qëndrimi ynë i qartë është ai që presidenti Vuçiq e ka shpreh edhe në Shtëpinë e Bardhë” tha Selakoviç.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë