Loading…

Ministri serb Rasim Ljajic: Nuk kemi iluzione që SHBA e BE ndërrojnë qëndrimin për Kosovën

  • 12/09/2019 | 12:51

Ministri serb Rasim Ljajic: Nuk kemi iluzione që SHBA e BE ndërrojnë qëndrimin për Kosovën

Zëvendës kryeministri i qeverisë serbe, njëkohësisht ministër i tregtisë, Rasim Ljajic, tha se nuk duhet përhapur optimizëm pas deklaratave të presidentit të Çekisë se do të shqyrtojnë tërheqjen e njohjes së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Rasim Ljajic tha se zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet kërkuar tek kompromisi , përmes dialogut dhe negociatave.

“Nuk kemi ne iluzione që SHBA dhe BE do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre i pranimit, por është ndryshim i madh fakti që ata, nëse asgjë tjetër, de fakto e kanë pranuar që statusi ende nuk është zgjidhur dhe duhet negociuar dhe të anohet drejt zgjidhjes së kompromisit”.

Ai po ashtu tërhoqi vërejtjen se zgjidhjet e imponuar nuk janë të duhura dhe kanë potencial përkeqësimi.

“Çfarëdo marrëveshje e imponuar mund të eskalojë, e kjo nuk i duhet askujt” tha Ljajic.

Ljajic tha për televizionin publik serb RTS se nuk duhet të përhapet optimizëm se deklarata e Presidentit të Republikës Çeke, Milos Zeman, do të ndikoj në mënyrë dramatike tek anëtarët tjerë të BE’së, por është tregues që në Çeki nuk ka pajtueshmëri rreth çështjes së Kosovës, po ashtu në BE. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë