Loading…

Ministri spanjoll flet për ndeshjen me Kosovën: Duhet diferencuar sporti nga politika

  • 25/01/2021 | 12:24

Ministri spanjoll flet për ndeshjen me Kosovën: Duhet diferencuar sporti nga politika

Rruga për në Kupën e Botës 2022 ka vendosur përballë njëra-tjetrës Kosovën dhe Spanjën.


Spanja është njëra nga vendet që ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe ishte raportuar se kjo mund të çojë në një konflikt diplomatik po që Ministri i Jashtëm i Spanjës, Arancha González Laya e ka hedhur poshtë, përcjell KosovaPress.

“Edhe pse Spanja nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, nuk do të thotë që Spanja nuk merr pjesë në turne në të cilat merr pjesë Kosova. Në këtë mënyrë, pozicioni zyrtar i Qeverisë së vendit tonë përballë kësaj situate delikate ishte i qartë, duke diferencuar çështjen e sportit nga politika”, tha ai.

Laya ka kërkuar që kjo çështje të zgjidhet me rregullat e FIFA-s, të cilat nuk duhet të përkojnë me ato të së drejtës ndërkombëtare.

Duke parë të gjitha këto zhvillime, gazeta spanjolle “Marca” thotë se ndeshja Spanjë – Kosovë pritet të zhvillohet në Madrid edhe pse diskutimet rreth kësaj çështje janë dukë u zhvilluar edhe më tutje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë