Loading…
Ministri Tahiri: Në Siri gjenden akoma disa gra kosovare, paraqesin rrezik shumë të madh nëse kthehen
  • 25/04/2019 | 23:20

Ministri Tahiri: Në Siri gjenden akoma disa gra kosovare, paraqesin rrezik shumë të madh nëse kthehen

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se në Siri po qëndrojnë akoma disa gra kosovare që janë shumë të rrezikshme dhe paraqesin një pasiguri shumë të madhe për Kosovën, transmeton Gazeta Metro.


Tahiri ka thënë se disa nga gratë kosovare që kanë mbetur në Siri paraqesin rrezik potencial për Kosovën, nëse ato kthehen në vendin e tyre duhet të futen në burg dhe mos të lihen të lira.

“Kemi gra që paraqesin rrezik potencial shumë më të madh, e që nëse kthehen në Kosovë do të duhej të përfundonin në burg e jo të lira. Ka evidencë të qartë për angazhimin e tyre dhe duhej trajtuar si pjesë e organizatës famëkeqe”, tha Abelard Tahiri në RTV Dukagjini.

Tahiri ka thënë se një pjesë e femrave të rikthyera nga Siria janë të shantazhuara dhe ende kanë frikë të flasin.

“Kam përshtypjen se ato janë të frikësuara edhe nga njëra-tjetra nga informacionet çfarë mund të nxjerrin. Ne si shtet duhet të punojmë shumë me to dhe t’i rehabilitojmë dhe të nxjerrim informacionet që i duhen Republikës së Kosovës”.

Ministri i Drejtësisë ka thënë se është shumë e rëndësishme që të gjithë fëmijët që janë rikthyer në Kosovë flasin gjuhën shqipe./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë