Loading…
Ministri turk Soylu me akuza ndaj SHBA’së: Janë takuar me terroristë komunistë dhe e dimë se çka kanë biseduar
  • 21/08/2019 | 15:00

Ministri turk Soylu me akuza ndaj SHBA’së: Janë takuar me terroristë komunistë dhe e dimë se çka kanë biseduar

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha dje se SHBA’ja janë takuar me organizatën e ndaluar terroriste PMLK (Partinë Marksiste-Leniniste Komuniste) në Siri dy javë më parë, ai shtoi se edhe e dinë se çka është biseduar atëherë, transmeton Gazeta Metro.


Ministri turk Soylu shtoi se Turqia e ka eliminuar në zonat rurale forcat e kësaj organizate ka thënë ministri në një intervistë me televizionin turk Haberturk. Detaje të tjera nuk dha ministri turk.

Ministri Soylu njoftoi edhe se dje në mbrëmje kanë zënë një bombë të konsiderueshme që po bartej për një qendër të rëndësishme të Turqisë nga krahina Sanliurfa.

PMLK e formuar më 1994 dhe janë shpallur organizatë terroriste në 2007 nga Turqia. Njësite dhe luftëtarë të tyre i janë bashkangjitur trupave të Partisë Komuniste të Kurdistanit në luftën kundër terroristëve të ISIS.

Turqia dhe SHBA kanë arritur marrëveshje mes tyre për caktimin e një zone të sigurisë në verilindje të Sirisë dhe largimin e trupave të Njësitet e Mbrojtjes së Popullit, organizatë kurdë në Siri që luftuan kundër ISIS.

Turqia kishte deklaruar se nëse SHBA’ja vonohet në implementimin e marrëveshjes mes tyre ata do të intervenojnë vet për të mbrojtur interesat e tyre, së pari kishte paralajmëruar ministri i mbrojtjes turk, Hulusi Akar e pastaj ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu i kishte akuzuar amerikanët për taktika të vonimit rreth marrëveshjes. Fillimisht sipas marrëveshjes SHBA’ja dhe Turqia duhet të vendosin Qendrën e Përbashkët të Operacioneve në Zonën e sigurisë.

Turqia dhe SHBA’ja kanë mospajtime jo vetëm qasjes së situatës në Siri por edhe në marrëveshjen e blerjes së sistemit raketor ng Rusia, me gjithë kundërshtimin e aleatëve të NATO’s. Siç paralajmëroi SHBA’ja i sanksionoi turqit me largim nga programi i aeroplanëve luftarak të gjeneratës së pestë F-35./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë