Loading…

Ministria e Arsimit e dënoi manipulimin e nxënësve në Gostivar në mbështetje të invadimit turk në Siri

  • 19/10/2019 | 14:57

Ministria e Arsimit e dënoi manipulimin e nxënësve në Gostivar në mbështetje të invadimit turk në Siri

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Qeveresië së Maqedonisë së Veriut i dënon aktivitetet që janë organizuar në shkollën fillore “Mustafa Kemal Ataturk” në Gostivar dhe në të cilat janë përfshirë nxënës, dhe që në këto aktivitete është dërguar mesazh politik për mbështetjen e aksioneve ushtarake të një shteti të caktuar, transmeton Gazeta Metro.


“Politika është e papranueshme në procesin arsimor, sepse e pamundëson këtë proces që t’i arrijë qëllimet themelore për të cilat organizohet – përvetësimi i diturive cilësore dhe edukimi i nxënësve në përputhje me vlerat themelore shoqërore dhe njerëzore dhe normat morale dhe etike. Ndaj, rregullativa ligjore gjithmonë ka ndaluar organizimin dhe veprimin politik në shkolla, dhe i sanksionon në mënyrë adekuate”, thonë nga MASH shkruan koha.mk

Ky veprim është absolutisht i papranueshëm dhe, gjithsesi, organi kompetent i inspektoratit, respektivisht Inspektorati Shtetëror i Arsimit do të veprojë në mënyrë adekuate dhe do të vendosë në përputhje me rrethanat e konstatuara gjatë mbikëqyrjes.

“U bëjmë thirrje drejtorive të shkollave, duke përfshirë edhe të SHF ‘Mustafa Kemal Ataturk’ të përmbahen dhe të parandalojnë organizimin e çfarëdo aktiviteti që kanë prapavijë politike dhe që dërgojnë mesazh politik. Vetëm kështu do t’i mbrojmë fëmijët dhe do t’u mundësojmë proces edukativo-arsimor normal që luan rol të madh në formësimin dhe realizimin e tyre si individë”, theksohet në kumtesën e MASH./gazetametro.net

Nxënësit në Gostivar manipulohen që të mbështesin ushtrinë turke në ofensivën në Siri

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë