Loading…

Ministria e Arsimit: Të hënën dhe të martën nuk do të mbahet mësim

  • 30/04/2021 | 11:45

Ministria e Arsimit: Të hënën dhe të martën nuk do të mbahet mësim

Përmes një njoftimi Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT) ka njoftuar se në ditën e hënë më 3 maj dhe të martën më 4 maj nuk do të mbahet mësim, transmteton Gazeta Metro.


Sipas MAShT’it mësimi gjatë këtyre dy ditëve nuk do të mbahet, pra do të jenë pushim për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve dhe për nderë të Pashkëve Ortodokse.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) njofton drejtoritë komunale të arsimit dhe të gjitha institucionet arsimore se, në pajtim me nenin 2 të Ligjit Nr.03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, të hënën më 3 maj, për nderë të Ditës ndërkombëtare të punës dhe të martën më 4 maj, për nderë të Pashkëve Ortodokse do të jetë festë zyrtare”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) njofton drejtoritë komunale të arsimit dhe të gjitha institucionet arsimore se, në pajtim me nenin 2 të Ligjit Nr.03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, të hënën më 3 maj, për nderë të Ditës ndërkombëtare të punës dhe të martën më 4 maj, për nderë të Pashkëve Ortodokse do të jetë festë zyrtare.

Gjatë këtyre dy ditëve institucionet arsimore nuk do të punojnë dhe procesi mësimor do të vazhdojë të mërkurën nga data 5 maj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë