Loading…

Ministria e Bujqësisë: Do të vazhdojmë mbështetjen për zhvillimin e vreshtarisë

  • 12/07/2019 | 08:17

Ministria e Bujqësisë: Do të vazhdojmë mbështetjen për zhvillimin e vreshtarisë

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq ka vizituar Komunën e Rahovecit, me ç‘rast është takuar me kryetarin e kësaj komune, Smajl Latifi. Gjatë këtij takimi është biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë në këtë komunë, si dhe për programet mbështetëse të ministrisë, përmes të cilave ajo tha se do të gjejnë mbështetje shumë fermer të kësaj ane, transmeton Gazeta Metro.


Ministrja me këtë rast ka theksuar se mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë do të vazhdojë të rritet nga viti në vit, si përmes subvencioneve ashtu edhe përmes granteve investive, me qëllim të fuqizimit të sektorit të bujqësisë, duke përfshirë edhe vreshtarinë, si sektori kryesor në këtë komunë.

Në anën tjetër, kryetari Latifi shprehu mirënjohjen e tij për vizitën dhe mbështetjen që i ka dhënë Ministria e Bujqësisë fermerëve të Komunës së Rahovecit dhe me këtë rast ai e njoftoi ministren me sfidat me të cilat përballen fermerët e kësaj ane, duke theksuar me këtë rast nevojën e rritjes së mbështetjes për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në këtë anë.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Ziviq e shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha, kanë vizituar Institutin për Vreshtari dhe Verëtari në Rahovec, ku kanë parë për së afërmi punën që bëhet në këtë institut./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë