Loading…

Ministria e Bujqësisë shtyn afatet për zbatimin e projekteve përfituese të granteve

  • 23/03/2020 | 11:39

Ministria e Bujqësisë shtyn afatet për zbatimin e projekteve përfituese të granteve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka shtyrë përkohësisht afatet për implementimin e projekteve përfituese të granteve të vitit 2019, për shkak të situatës në të cilën po ndodhemi, transmeton Gazeta Metro.


Mustafa në një konferencë për media ka bërë të ditur se në koordinim me homologët e tij në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut, ka arritur të sigurojë furnizim me ushqim për blegtorinë dhe shpeztarinë, në mënyrë që të evitohet kriza për këta dy sektorë.

“Për të siguruar që bujqit dhe agropërpunuesit tanë të kenë më shumë mjete likuide për të punuar, kam kërkuar intensifikimin e realizimit të pagesave për përfituesit e granteve dhe subvencioneve, ku gjatë javës së kaluar janë realizuar pagesat për 1.702 përfitues në vlerë prej 2 milion e 456 mijë euro”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, në çdo kohë, por veçanërisht në këtë gjendje emergjente, qytetarët kosovarë kanë nevojë të dinë se bujqit me përkrahje nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, mund të prodhojnë ushqim në sasi e cilësi për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave elementare ushqyese të familjeve kosovare.

Këto janë masat e ndërmarra nga kjo Ministri:

“1. Drithërat, veçanërisht gruri dhe misri, që përbëjnë ushqyesit elementar për qytetarët, blegtorinë dhe shpezëtarinë, do të vazhdojnë të përkrahen, duke i shtuar angazhimin tim personal që pagesat e subvencioneve në këtë drejtim të realizohen në afat rekord;

2. Do të rrisim subvencionet për 50% për prodhimin intensiv të perimeve në serra, për të siguruar më shumë perime të freskëta si domate, speca, tranguj, etj. për tavolinat e familjeve tona;

3. Që të rrisim të hyrat e shtetit nga eksporti, do të rrisim subvencionimin për 50% për mjedrën, si kulturë me potencial të madh eksportues;

4. Për të siguruar më shumë bulmet dhe mish, do të rrisim subvencionimin për 20% për lopë qumështore, dele, dhi dhe buallica;

5. Ndërsa për të ju dhënë familjeve tona siguri dhe higjienë në mishin e prodhuar në vend, do të rrisim subvencionimin për 50% për kafshët e therura në thertore të licencuara që zbatojnë standardet më të larta;

6. Për të mbrojtur ushqimin vendor nga fatkeqësitë natyrore, do të mbulojmë më shumë kultura bujqësore përmes skemës së sigurimeve bujqësore për të përfshirë, përveç mjedrës edhe rrushin, mollën dhe kumbullën”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë