Loading…

Ministria e Bujqësisë ul subvencionet për vreshta nga 1000 euro në 400: Paralajmërohet protestë e mbi 4 mijë vreshtarëve

  • 18/06/2021 | 13:32

Ministria e Bujqësisë ul subvencionet për vreshta nga 1000 euro në 400: Paralajmërohet protestë e mbi 4 mijë vreshtarëve

Shoqata e Vreshtarëve ”Vreshtari’, ka reaguar ndaj propozimit që ka bërë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) për uljen e subvencioneve për vreshta nga 1000 euro në hektarë në 400 euro në hektarë, shkruan Gazeta Metro.


MBPZH ka marrë vendim lihdur me pagesat direkte për Subvencione për viti 2021, ku është vendosur që të ulen subvencionet për sektorin e vreshtarisë. Nga 1000 euro subvencione për hektarë, tani është ulur në 400 euro për hektarë.

Kjo ka ngjallur reagim të Shoqatës së Vreshtarëve ‘Vreshtari’, të cilët e kanë kundërshtuar  ashpër këtë vendim të MBPZH’së.

Me anë të një letre ata e kanë kundërshtuar vendimin, letër kjo që është dërguar në zyrën e kryeministrit dhe në MBPZH.

Aty është cekur se ata janë të indinjuar nga ky veprim i tyre dhe se nuk përjashtohen protestat.

“Ne si shoqatë me një anëtarësi me 4760 vreshtar, me anë të këtij reagimi po përpiqemi të gjejmë forma për të mbrojtur sektorin dhe fermerët vreshtar, në rast se nuk gjejmë mirëkuptimin dhe përkrahjen për kërkesat tona legjitime, hapat tjerë do të jenë më të ashpra duke shfrytëzuar të gjitha rrugët ligjore dhe nëse është e nevojshme edhe mekanizma tjerë siç është dalja në rrugë e të gjithë vreshtarëve- protesta”, thuhet në këtë letër.

Vreshtarët janë shprehur shumë të pakënaqur edhe me deputetet e Rahovecit që janë nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi që kanë pritur që t’i mbrojnë interesat e tyre në institucione.

Më poshtë reagimi i plotë i ‘Vreshtarit’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë