Loading…

Ministria e Diasporës konfirmon arrestimin e zyrtarit, mësohet identiteti

  • 08/11/2018 | 15:01

Ministria e Diasporës konfirmon arrestimin e zyrtarit, mësohet identiteti

Një zyrtar i Ministrisë së Diasporës përfundoi dje në pranga si i dyshuar për dhënie të ryshfetit ndaj një gardiani të Burgut të Sigurisë së Lartë.

Zyrtarë të lartë në Ministrinë e Diasporës e kanë konfirmuar lajmin për Metro, duke bërë të ditur vetëm se bëhet fjalë për një zyrtar të thjeshtë të kësaj ministrie, shkruan gazetametro.net.

Metro ka mësuar nga burime brenda kësaj ministrie se bëhet fjalë për një zyrtar të IT, me emrin Petrit Mustafa. Identitetin e zyrtarit e kishte bërë të ditur edhe Policia, mirëpo me iniciale.

Sidoqoftë, të dy personat e arrestuar po dyshohen për ‘marrje të ryshfetit’, ‘dhënie të ryshfetit’ si dhe ‘përvetësim në detyrë’.

“Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: S. V.m/k/serb – Gardian i Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe P. M. m/k/shqiptar – Zyrtar në Ministrinë e Diasporës”, ishte konfirmimi i Policisë.

Sipas Policisë, të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim kanë kryer veprat e lartcekura, duke shkëmbyer (dhënien) e parave në shumë prej 3.000 (tre mijë euro) para të gatshme me qëllim që t’i mundësohet posedimi i telefonit një të paraburgosuri të nacionalitetit serb, i cili gjendet në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke kryer hetime intensive lidhur me këtë rast, duke përfshirë edhe hetimet ndaj mundësisë së organizimit të ndonjë tentim ikjeje të personit të paraburgosur në fjalë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë./gazetametro.net.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë