Loading…

Ministria e Drejtësisë shpenzon 4 mijë euro për telefona

  • 18/01/2017 | 22:21

Ministria e Drejtësisë shpenzon 4 mijë euro për telefona

Ministria e Drejtësisë me paratë e buxhetit ka blerë 6 telefona “Samsung” në vlerë 4,128 euro.


Kjo Ministri ka blerë telefona të mençur të markës “Samsung” për nevoja të kabinetit të ministres Dhurata Hoxha.

Për blerjen e telefonave kjo Ministri është dashur të sigurojë mjete shtesë pasi vlera e tyre sipas tregut po tejkalonte parashikimin e kontratës.

Për këtë tender kishte vetëm një ofertues.

Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ  për Prokurim Publik (KRPP), Ministria e Drejtësisë më 1 dhjetor të vitit të kaluar ka publikuan njoftimin për nënshkrimin e kontratës në vlerë prej 4,128 euro për blerjen e telefonave të mençur për nevojat e saj.

I kontaktuar nga KALLXO.com, u.d. drejtori i prokurimit të Ministrisë së Drejtësisë, Sadri Emërllahu tha se janë blerë 6 telefona mobilë për kabinetin e ministres.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, del që Ministria pagoi 688 euro për një telefon.

Mjetet për blerjen e këtyre telefonave ishin nga buxheti i konsoliduar i Kosovës dhe fillimisht Ministria kishte parashikuar kontratë në vlerë 3,450 euro, por nënshkrimi i kontratës doli të jetë për 678 euro më shumë se planifikimi i saj.

Këtë rritje të vlerës së kontratës Emërllahu e arsyeton me çmimin e tregut. “Pas ofertës nga ajo kompani, çmimi real i tregut ka dalë më i lartë”, tha ai.

Emërllahu tregoi se për këtë tender ka qenë vetëm një ofertues dhe çmimin që e ka ofruar ai është çmim i tregut. Ai shtoi se nuk ka pasur oferta të tjera.

“Nuk ka pasur oferta të tjera se edhe me aq do të pranoheshin sipas parashikimit.

Për shkak se nuk kishte oferta të tjera, sipas Emërllahut është dashur të bëhet zotim shtesë i mjeteve nga vlera e parashikuar nga Ministria.

“Për shkak të nevojave të tyre, përveç atyre  mjeteve e kanë bërë edhe një zotim shtesë që janë shkresat krejt komplet qysh është procedura dhe është rritë për disa euro”, tha u.d. i drejtorit të prokurimit.

Sadri Emërllahu tha se telefonat e blerë janë të markës “Samsung”, por nuk dha detaje rreth specifikave të këtyre telefona.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë