Loading…

Ministria e Financave bën ekzekutimin e pagesave për lehonat

  • 05/10/2021 | 16:00

Ministria e Financave bën ekzekutimin e pagesave për lehonat

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se është bërë pagesa e shtesave për lehonat për gjithsejtë 2 mijë e 158 përfituese në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike nga pandemia COVID-19.


Ndërsa ka njoftuar se 68 aplikuese nuk kanë përfituar për shkak se të të dhënave të pasakta.

“Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për lehonat, për gjithsej 2,158 përfituese. 68 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do të pranojnë pagesën edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme”, ka njoftuar ministri Murati.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme është bërë pagesa e shtesave për fëmijë për gjithsej 16,001 pranuese.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë