Loading…

Ministria e Infrastrukturës nis procedurat për heqjen e homologimit

  • 29/10/2019 | 15:02

Ministria e Infrastrukturës nis procedurat për heqjen e homologimit

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, ka filluar procedurat për heqjen e homoligimit, ku të gjitha veturat e reja, nuk do t’i nënshtrohen më këtij procesi, transmetom Gazeta Metro.


Gjatë ditës së djeshme u bë e ditur se MIT ka hequr homoligimin për të gjitha veturart e reja, ndërsa sot Ministria përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje.

“Në kuadër të kësaj, ju informojmë se MIT ka marrë vendim që veturat e reja, të importuara nga kompanitë e licencuara, nuk do t’i nënshtrohen më homologimit nga kompania e autorizuar për kryer atë”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se për verifikimin e të dhënave nga prodhuesit, përgjegjës do të jenë kompanitë e autorizuara për shitjen e tyre në tregun e Kosovës.

“I njëjti verifikim do të vlejë edhe për blerësit kur kryejnë regjistrimin e veturave”, thuhet tutje.

Për këtë, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian në Kosovë, që e ka mirëpritur vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të anulohet homologimi për veturat e reja të importuara.

“Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë mirëpret vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të anulojë homologimin për automjete të reja të importuara, të prodhuara për tregun e BE-së, si hapi i duhur për heqjen e barrierave për tregti që janë të dëmshme për konsumatorët e Kosovës. Ne presim që e njëjta qasje të zbatohet për të gjitha automjetet e importuara që përputhen me standardet e BE përfshirë automjetet e dorës së dytë”, thuhet në reagimin e BE’së./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë