Loading…

Ministria e Integrimeve paguan 17.5 euro për një ombrellë

  • 15/11/2016 | 09:14

Ministria e Integrimeve paguan 17.5 euro për një ombrellë

Ministria e Integrimit Evropian ka shpenzuar 875 euro për të blerë 50 ombrella. Për një të tillë e cila do të mbajë edhe llogon e kësaj ministrie do të paguhen 17.5 euro.

Blerjen e këtyre ombrellave, sipas KALLXO.com, MIE e ka bërë përmes procedurës së mbyllur të prokurimit, pra pa njoftim për kontratë.

Në faqen zyrtare të Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP) është publikuar njoftimi për nënshkrimin e kontratës për tenderin “Furnizim me ombrella për nevoja të MIE-së”.

Por çmimi i një ombrelle në tregun e Kosovës ndryshon varësisht nga cilësia. Më e lira është 1,5 euro.

Zyra për Informim e Ministrisë së Integrimit Evropian për KALLXO.com thotë se 50 ombrella janë blerë me logo të këtij institucioni duke treguar në të njëjtën kohë edhe arsyen e blerjes së këtyre ombrellave.

“Ombrellat janë për qëllime përfaqësimi, si dhurata për personalitete të larta shtetërore që vizitojnë Kosovën dhe kanë takime protokollare me përfaqësuesit e MIE-së”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë