Loading…

Ministria e Jashtme e Spanjës tregon se a e kanë në plan ta njohin Kosovën

  • 27/07/2021 | 22:04

Ministria e Jashtme e Spanjës tregon se a e kanë në plan ta njohin Kosovën

Ministria e Jashtme e Spanjës e ka përsëritur sërish sot se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Nga shtetit spanjoll kanë thënë se po presin epilogun e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Metro.


Shteti i Spanjës nuk po planifikon që ta ndryshojë mendimin e saj sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Për të arritur deri tek njohja e këtij shteti, shpresa mbetet deri tek normalizimi i marrëdhënieve Kosovës-Serbi.

Nga Ministria e Jashtme e Spanjës, në një përgjigje për RTV Dukagjinin, kanë thënë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Spanja mban qëndrimin e saj të mosnjohjes së deklaratës së pavarësisë të miratuar nga Prishtina në 2008 dhe mbron nevojën që çështja të zgjidhet përmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Në këtë rast, ne e konsiderojmë rifillimin e Dialogut si një lajm të mirë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Jashtme spanjolle.

Spanja është njëri ndër pesë vendet anëtare të BE’së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë